Një burrë është qëlluar për vdekje gjatë protestave rivale të krahut të djathtë dhe të majtë në qytetin amerikan të Denver.
Raportet thanë se i vdekuri kishte marrë pjesë në një të ashtuquajtur “Patriot Rally” të demonstruesve të krahut të djathtë.
Policia tha se i dyshuari i arrestuar ishte një roje private sigurie që nuk ishte i lidhur me kundër-demonstruesit.
Një stacion televiziv i Denver tha se kishte punësuar të dyshuarin si roje sigurie për të mbrojtur ekuipazhin e saj. Sidoqoftë, policia nuk e ka konfirmuar këtë.
“Rally Patriot” që po zhvillohej në Denver u prit nga kundër-protesta nga disa grupe që thanë se po mbanin një “Black Lives Matter-Antifa Soup Drive”.
Të shtënat u zhvilluan në një oborr të Muzeut të Artit në Denver.
Fotografitë e botuara nga gazeta Denver Post se tregojnë një ballafaqim gjatë të cilit demonstruesi godet rojën e sigurisë dhe spërkat me sprerkatës lotsjellës përpara se roja i sigurisë të qëllojë./Insajderi.com
Burimi: BBC News