Qëllohet për vdekje, pasi plagosi gjashtë veta me thikë

Qëllohet për vdekje, pasi plagosi gjashtë veta me thikë

Një person është qëlluar nga policia dhe ka vdekur, pasi një sulmi me thikë në qëndër të Glasgow, në Skoci, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital pas plagëve të marra, përfshirë këtu edhe një polic 42 vjeçar, për të cilin njoftohet se është në gjendje kritike.

Më herët BBC njoftoi se kanë vdekur edhe dy persona të tjerë, por më vonë lajmi u përmirësua, duke treguar se janë gjashtë të plagosur, por nuk ka vdekur askush nga sulmi me thikë.

Personat e tjerë të lënduar që po trajtohen në spital janë 17, 18, 20, 38 dhe 53 vjeçarë./Insajderi.com