Një qen që u zhduk në shtetin amerikan të Kansas në fillim të këtij muaji është gjetur më shumë se 80 kilometra larg – në shtëpinë e mëparshme të pronarit të saj, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Cleo, një Labrador katër vjeçar, u raportua i zhdukur nga qyteti Olathe në 12 korrik.
Disa ditë më vonë, ajo u shfaq në hyrjen e shtëpisë së saj të vjetër në Laëson, Misuri.
Colton Michael, pronari i ri i shtëpisë, u tha mediave lokale se ai dhe gruaja e tij ishin shpërngulur atje pothuajse dy vjet më parë.
Në fillim, Cleo ishte në ankth kur dikush i afrohej, tha Michael.
“Ajo e gjeti rrugën e saj për një shtëpinë e vjetër dhe pa disa të huaj që jetojnë në të. Kjo do të ishte e frikshme për këdo”, i tha Michael për stacionin televiziv KMBC.
Përfundimisht, Michael fitoi besimin e Cleo-s dhe e kishte skanuar atë për një mikroçip, në të cilin pronari do të fustë informacione personale në mënyrë që kafshët e tyre të gjurmohen nëse ato humbin.
Mikroçipi zbuloi emrin e pronarit të Cleo, i cili kishte postuar një njoftimin për qenin në Facebook një javë më parë.
Michael tha që gruaja e tij e njohu emrin si ish pronari i shtëpisë së tyre.
Duke folur për CNN, Michael tha që pronari i Cleo, Dreë, mbeti pa koment kur mësoi se qeni i tij ishte gjetur.
“Është tregimi më i çuditshëm. Në të vërtetë, ajo është gjithçka për ne dhe për nënën time”, tha pronari i saj.
Nga derë më derë, Cleo do të kishte shëtitur 91 km nga shtëpia e saj e tanishme në Kansas në atë të vjetër në Misuri, sipas KMBC.
Qeni mund të ketë kaluar rrugë të ngjeshura dhe një lumë, një udhëtim që Michael e përshkroi si një “mister”.
“Tani që ne e dimë kujt i përket, nëse ajo shfaqet përsëri, ne e dimë se kujt t’i telefonojmë”, tha Michael.
Qeni mund të ketë kaluar rrugë të ngjeshura dhe një lumë, një udhëtim që Z. Michael e përshkroi si një “mister”.
“Tani që ne e dimë kujt i përket, nëse ajo shfaqet përsëri, ne e dimë se kush të telefonojë,” tha Michael. /Insajderi.com