Qeni që mbyti nënë e bir

Qeni që mbyti nënë e bir

Një grua 52-vjeçare, bashkë me djalin e saj 27-vjeçar janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Gjermaninë veriore, pasi janë kafshuar nga qeni i tyre i quajtur ‘ Staffordshire’, ka bërë të ditur policia gjermane.

Dyshja u gjet ne banesën e tyre në Hanover të martën në mbrëmje, pasi pa një i afërm i tyre dritaret e gjakosura, dhe menjëherë kishte njoftuar shërbimet e emergjencës.

Policia arriti ta kap qenin i cili mbyti nënë e bir, raporton Apf.

Hetuesit kanë dalë me prova, duke thënë se “gruaja 52-vjeçare dhe djali i saj 27-vjeçar u vranë nga qeni i tyre”, shkruhet në raportin e hetuesisë. /Insajderi.com