Ai nga xhelozia e kishte rrahur të dashurën derisa e ka vrarë, e më pas ka tentuar t’i fshehë gjurmët.
Arkadij Antonov nga Shën Petersburgu është arrestuar për shkak të vrasjes së të dashurës së tij pasi qeni i saj e solli policinë deri te trupi i saj.
Maria Frolenkova është vrarë nga i dashuri i saj sepse ajo e takonte një burrë tjetër. Antonov ka thënë se e ka humbur kontrollin pasi ajo kishte pranuar se takohet me një burrë tjetër të cilin e kishte njohur nëpërmes të internetit.
Ai e qon atë në pyll dhe e rrahë deri në vdekje, e më pas trupin e saj e mbulon me degë dhe fleta. Për shkak të frikës se qeni i saj Foksa do të mund të tërhiqte vëmendjen, e dërgoi atë 9,6 kilometra larg vendit të krimit dhe e braktisi atje.
Foksan e gjeti policia disa orë më vonë, ajo lehte duke dëshiruar që ta përcjellin. Ata edhe e bënë këtë dhe qeni i solli deri te trupi i viktimës, transmeton Insajderi.com.
Antonov u arrestua disa orë pas vrasjes dhe pritet se do të dënohet me 15 vjet burgim.
Foksan e morri familja e viktimës e cila do të kujdeset për të.
Frolenkova ka një vajzë dhe një djalë të mitur për të cilët kujdesej pas shkurorëzimit. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tani me tani. Ajo e kishte njohur të dashurin e saj vrasës nëpërmes të internetit dhe i kishte thënë se nuk është e interesuar për lidhje serioze, mirëpo ai nuk hiqte dorë, transmetojnë mediet ruse.
Ai ishte transferuar në qytetin e saj në mënyrë që të gjente një jetë më të mirë, ku e qonte Frolenkovën nëpër restorante të shtrenjta dhe i blinte dhurata në mënyrë që ajo ta ndërronte mendimin. Kur kjo nuk ndodhi, ai e vrau./Insajderi.com.