Qentë anti-Covid – Organizata britanike nis trajnimin

Qentë anti-Covid – Organizata britanike nis trajnimin

Medical Detection Dogs, ka nisur punën me London School of Hygiene, Tropical Medicine (LSHTM) dhe universitetin Durham në Anglinë verilindore për të përcaktuar nëse qentë do të mund të ndihmonin.
Kjo pason një kërkim të mëparshëm mbi aftësinë e qenve për të nuhatur malarjen dhe bazohet në besimin se çdo sëmundje ka një aromë të ndryshme. Organizatat thonë se kanë nisur përgatitjet për të trajnuar qentë në gjashtë javë, në mënyrë që ata të ndihmojnë në sigurimin e një diagnoze të shpejtë, jo invazive që do të çonte në luftimin efikas të pandemisë.

Më herët, organizata Medical Detection Dogs, ka trajnuar qentë për të pikasur sëmundje si kanceri, parkinsoni dhe infektime bakteriale përmes nuhatjes së kampionëve të marrë nga pacientët. Ata mund të nuhasin edhe ndryshimet në temperaturën e lëkurës, cka i bën të dobishëm edhe për të përcaktuar nëse një person ka apo jo temperaturë.

“Në parim, ne jemi të sigurtë se qentë mund ta nuhasin covid 10 – thotë Kler Guest, themeluese dhe drejtuese e medical detection dogs. Por, tani po shohim se si mund ta marrim erën e virusit në mënyrë të sigurt, nga pacientët, për t’ia prezantuar qenve. Ne synojmë që qentë të mund të analizojnë çdo person, edhe ata asimptomatikë, dhe të na tregojnë nëse duhen testuar apo jo.