Qentë që janë trajnuar për të zbuluar Coronavirusin kanë filluar të punojnë në Aeroportin e Helsinkit këtë javë në një projekt pilot, me shpresën se hundët e tyre të ndjeshme mund të përshpejtojnë procesin e identifikimit të bartësve të mundshëm të virusit, njofton Insajderi.
Drejtori i aeroportit Helsinki-Vantaa të Finlandës, i cili drejtohet nga Finavia, tha se ishte një nga aeroportet e parë që pilotoi projektin që ka përfshirë qentë e stërvitur për të nuhatur Covid-19 të vendosur në aeroport, së bashku me procedurat standarde të testimit.
“Ne jemi ndër pionierët. Me sa dimë, asnjë aeroport tjetër nuk është përpjekur të përdorë aftësitë e qenve për nuhatje në një shkallë kaq të madhe kundër Covid-19. Ne jemi të kënaqur me iniciativën e qytetit të Vantaa. Ky mund të jetë një hap shtesë përpara në rrugën për të mposhtur Covid-19”, tha Ulla Lettijeff, sipas një deklarate nga Finavia.
Ka pasur disa studime që kanë zbuluar se qentë janë në gjendje të nuhasin virusin me pothuajse 100% saktësi, dhe madje mund të zbulojnë virusin para se të shfaqen simptomat. /Insajderi.com
Burimi: CNBC