Qentë mund të trajnohen për të zbuluar Covid-19 duke nuhatur djersën e njeriut, sipas një studimi si provë e konceptit, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Në aeroporte dhe disa vende të tjera publike qentë janë tashmë një pamje e zakonshme – zakonisht, ata nuhasin për drogë, armë ose eksplozivë.
Por qentë e stërvitur posaçërisht janë mësuar gjithashtu për të zbuluar infeksione dhe sëmundje, përfshirë kancerin e zorrës së trashë, malarjen dhe sëmundjen e Parkinsonit.
Tani, shumë vende në të gjithë botën po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të qenve si një mënyrë e shpejtë, e besueshme dhe relativisht e lirë për të nuhatur njerëzit për COVID-19 ose për të kryer kontroll të shpejtë në rrethana të caktuara, si në aeroporte.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një ekip nga ” London School of Hygiene and Tropical Medicine” po trajnojnë gjashtë qen me shpresën se ata do të jenë në gjendje të zbulojnë njerëz pozitivë të Covid – edhe nëse nuk kanë asnjë simptomë.
Në Finlandë, një grup qensh të trajnuar për të zbuluar Covid-19 filluan të punojnë në Aeroportin e Helsinkit në shtator në një përpjekje për të identifikuar ata që kanë marrë virusin dhe në Kili qentë e policisë po trajnohen për të nuhatur Covid-19 tek njerëzit. /Insajderi.com