Qentë shiten për qebap, pamjet e tmerrshme nga tregu i mishit

Qentë shiten për qebap, pamjet e tmerrshme nga tregu i mishit

Mishi i skuqur i qenve shitet si qebap nga shitësit e rrugëve në Vietnam, gjë që vërtetohet nga disa fotografi të tmerrshme të shkrepura në një treg mishi.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për trupat e këlyshëve të vegjël të vendosur mbi skarë, ndërsa shitësit përgatiten t’i bëjnë gati dhe t’i shërbejnë në restorantet e tregut të Hanoi ‘Thit Cho’.

Imazhet, të kapura nga Josh Edelson i cili po udhëtonte nëpër vend, tregojnë ndarjen e lëkurës të kafshëve ndërsa grumbullohen mbi njëra-tjetrën. Madje, siç thuhet më tej, shumë prej qenve ende kanë dhëmbët në vend.

Vendasit pretendojnë se ajo është pjesë e kulturës së tyre dhe se ajo duhet të mbetet. Josh tha në një moment gjatë një vizite në treg, se ai pa që ushtarët i afroheshin një hapësire të tillë dhe priste t’i shihte ta mbyllnin. Megjithatë, ai u befasua kur ushtarët vazhduan të blinin disa nga “qebapët e qenve”.

Ushqimi i qenve është ende i ligjshëm në Azinë Juglindore, megjithëse disa qeveri kanë në plan të ndalojnë konsumin e saj deri në vitin 2021.