Qeveria jep dorëheqje në Jordani

Qeveria jep dorëheqje në Jordani

Mbreti Abdullah i Jordanisë ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit Omar al-Razzaz, por i kërkoi atij të qëndrojë në detyrë të përkohshme derisa të përzgjedhjet një kryeministër i ri dhe të formohet kabineti i ri, transmeton Insajderi.

“Madhëria e tij Mbreti Abdullah të shtunën pranoi dorëheqjen e Kabinetit të Omar Razzaz dhe ia besoi atë të vazhdojë si qeveri e përkohshme derisa të emërohet një kryeministër i ri dhe të formohet një kabinet i ri”, thuhet në deklaratën e Oborrit Mbretëror, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 27 shtator, monarku njoftoi shpërndarjen e parlamentit jordanez sipas një rregulli kushtetues, duke bërë që qeveria të japë dorëheqjen brenda periudhës njëjavore. /Insjaderi.com