“Qeveria Kurti – armike e ekonomisë së vendit”

“Qeveria Kurti – armike e ekonomisë së vendit”

“Është hera e parë që kemi qeveri armike ndaj ekonomisë së vendit – është Qeveria Kurti”.

Kështu është shprehur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa ka komentuar punën e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, transmeton Insajderi.

Sipas tij, Kurti “po e bllokon paranë e Kosovës”.

Ai tutje shtoi se “është vërtetuar tashmë që Albin Kurti është mashtrues’.

Haradinaj në “Debat Plus” theksoi se premtimet për dialogun me Serbinë, reciprocitetin e shumë çështje tjera kanë dalë të jenë “mashtrim”, të cilat sipas tij, e bëjnë Kurtin mashtrues.

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë”, tha ai.

Haradinaj potencoi se me ardhjen në qeveri të Albin Kurtit Kosova ka pasur rritje të madhe të importeve nga Serbia, që, sipas tij, dikur ai i kishte kundërshtuar.

“Kurti ka premtuar se do ta rivendosë reciprocitetin, por e vërteta është se u rrit importi i mallrave nga Serbia”.

“Ekonomia e Serbisë asnjëherë më parë nuk ka pasur kryeministër më të mirë se Kurti në Kosovë”./Insajderi.com