Qeveria miraton marrëveshjen me SHBA për 4G dhe 5G

Qeveria miraton marrëveshjen me SHBA për 4G dhe 5G

Qeveria i ka thënë “Po” memorandumit të mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e kësaj të merkure edhe pse nuk është shoqëruar me detaje.

Ndërkohë, në radhët e zv.ministrave ka pasur disa lëvizje. Këshilli i Ministrave ka vendosur që Agron Tare të emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Nina Guga emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Oltion Rrumbullaku emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.