Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021, në mbledhje e sotme të kabinetit qeveritar, e cila është e 17-ta me radhë, njofton Insajderi.
Ministria i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se buxheti i rishikuar do të jetë dy miliardë e 516 milionë euro.
Murati, i cili bëri këtë kërkesë, ka deklaruar se njëra nga pikat kryesore të buxhetit është rimëkëmbja ekonomike e vendit, pas goditjes që kanë marrë shumë sfera të jetës në Kosovë nga pandemia COVID-19.
“Të hyrat buxhetore kanë treguar rezultate të kënaqshme dhe jemi në rrugë të mirë drejt rimëkëmbjes, buxheti i rishikuar do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro”, tha Murati.
Në mbledhjen e Qeverisë kjo pikë u miratua më shumicë absolute, me asnjë votë kundër dhe vetëm me një abstenim. Kundër kësaj pike ka votuar ministri Goran Rakiq.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë diskutimit për këtë pikë të rendit të ditës, ka kërkuar mbështetje financiare prej 4.6 milionë euro për blerjen e dronëve.
“Përmes ministrisë së Mbrojtjes nevoja e jon për ngritjen e kapaciteteve për inteligjencë, kemi bërë kërkesë për blerjen e dronit dhe kosto e ofertës është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë”, tha ai,
Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shtruar çështjen e blerjes së teksteve mësimore për nxënësit.
Kërkesë prej 15 milionë euro ka pasur edhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, për shkak të gjendjes së rëndë, siç thotë ai, që ndodhet kjo ministri. /Insajderi.com