Sot, më datën 18 prill, është mbajtur mbledhja e 139-të e Qeverisë së Kosovës, në të cilën u shfuqizua vendimi për Subjektin Investues “Moxico Luma Kosova Mining L. L. C”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje Elektronike, të 139-të me radhë, në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”, thuhet në njoftimin zyrtar të Qeverisë.