Qeveria spanjolle ka thënë se dëshiron të ndryshojë ligjin, sipas të cilit moshat 16 dhe 17 vjeç mund të abortojnë apa lejen e prindërve.
Ministrja e Barazisë Irene Montero tha se gratë duhet të kenë të drejtën të “vendosnin për trupat e tyre”, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Në 2015, Partia Popullore (PP) në pushtet ndryshoi ligjet e Spanjës për abortin dhe pëlqimin e prindërve për moshat mes 16 dhe 18 vjeç.
Aborti është i ligjshëm në Spanjë në 14 javët e para të shtatzënisë së një gruaje.
Ajo shtoi se masa të tjera do të futen, duke përfshirë një përqendrim më të madh në edukimin seksual të cilin ajo e përshkroi si një “vaksinë” në luftën kundër dhunës gjinore.
Ndryshimi i ligjit do të përfshijë gjithashtu të drejtën për “format më të reja” të kontracepsionit, tha ministrja në një komision parlamentar.
Qeveria po synon të shfuqizojë reformën e cila përcaktoi që pëlqimi i prindërve duhet të jetë i detyrueshëm në rastin e vajzave midis 16 dhe 18-vjeçare që donin t’i jepnin fund shtatzënisë.
Por për të qenë në gjendje të ndryshojnë atë rregull ata do të kenë nevojë për mbështetjen e një shumicës absolute në parlament, që do të thotë 176 vota.
Aborti në Spanjë u legalizua në vitin 1985, në rastet e dhunimit seksual ose të dëmtimit fizik të nënës apo fëmijës./Insajderi.com