Qindra prindër janë ende në kërkim të fëmijëve të tyre pasi u ndanë derisa iknin nga vullkani që shpërtheu në Republikën Demokratike të Kongos me 22 maj , transmeton Insajderi.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijë “UNICEF” tha se më shumë se 300 fëmijë ende presin të ribashkohen me familjet e tyre, shkruan Euronews
Gjithashtu, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka ngritur gjashtë pika kontakti në rreth për të ndihmuar në kërkimin.
Rreth 400 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga kryeqyteti i Kivu Verior të Gomas pas një shpërthimit.
Vullkani i Kongos la të vdekur 15 persona teksa mijëra të tjerë u evakuan pasi lava shkatërroi shumë shtëpi në Goma./Insajderi.com