Qindra të zhdukur në një shkollë në Nigeri pas një sulmi të armatosur

Qindra të zhdukur në një shkollë në Nigeri pas një sulmi të armatosur

Qindra studentë mendohet se janë zhdukur pasi persona të armatosur bastisën një shkollë të mesme në Nigerinë veri-perëndimore.

Sulmuesit arritën me motorë dhe filluan të qëllonin në ajër, duke bërë që njerëzit të largoheshin, thanë dëshmitarët.

Ata synuan Shkollën e Mesme Shkencore të Qeverisë  ku thuhet se banojnë më shumë se 800 studentë, në shtetin Katsina të premten në mbrëmje.

Të shtunën, ushtria tha se kishte lokalizuar strehën e personave të armatosur në një pyll dhe kishte shkëmbyer armë zjarri me ta.

Rezultati ishte i paqartë, por zyrtarët thanë se nuk kishte raportime për studentë të plagosur.

Ndërkohë, Presidenti nigerian Muhammadu Buhari dënoi sulmin dhe urdhëroi shkollën të kryente një kontroll të plotë të studentëve për të zbuluar se sa mungojnë.

Prindërve që u kthyen në shkollë për të marrë fëmijët e tyre në shtëpi u kërkua gjithashtu të njoftonin autoritetet e shkollës./Insajderi.com

BBC News