Qyteti gjerman mbetet pa kryebashkiakun… skocez!

Ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet t’i thotë lamtumirë Britanisë së Madhe, një qytezë në Gjermaninë Veriore po përgatitet t’i thotë ”Auf Wiedersehen” kryetarit të saj skocez.

Qyteti gjerman mbetet pa kryebashkiakun… skocez!

Iain Macnab ka mbajtur pozicionin e papaguar të kryetarit të bashkisë në qytezën Brunsmark, në Schleswig-Holstein për 12 vjet, por gjithçka do të përfundojë në mesnatën e 31 janarit.

Kjo do të ndodhë kur Brexit do të fillojë, duke e bërë skocezin 70-vjeçar të mos jetë më një qytetar i BE-së dhe kështu e bën atë të papërshtatshëm për të mbajtur poste politike në bllokun e 27 anëtarëve.

Macnab theksoi se ishte kënaqur shumë me rolin e tij si kryetar i bashkisë së Brunsmark dhe se i vjen shumë keq që duhet të lërë postin.

Macnab thotë se ai synon të qëndrojë në këtë qytezë, ku ka jetuar për gati 30 vjet dhe drejton një firmë të vogël IT./atsh