Këshilli i Bristolit duke filluar nga muaji mars i vitit 2021, ka propozuar që t’i ndaloj të gjitha automjetet me naftë që janë në qytet si një përpjekje për të zvogëluar ndotjen e ajrit.
Nëse kjo miratohet, Bristoli do të bëhet qyteti i parë në Britani të Madhe që e bënë një veprim të tillë, përcjell Telegrafi.
Këshilli i qytetit kishte marrë për bazë dy opsione – një ndalesë për makinat me naftë gjatë orëve të pikut ose ndalimi për automjetet në një zonë të caktuar – por është parë që këto dy mundësi nuk do ta zgjidhin problemin e ndotjes nga dyoksidi i azotit.
Për të arritur më shpejt synimet lidhur me cilësinë e ajrit të vendosura si kriter nga BE-ja, është propozuar një opsion më radikal që është një kombinim nga variantet aktuale.
Nëse i jepet drita e gjelbër, zona e ndalimit dhe bllokimit do të zbatohet nga muaji mars i vitit 2021.