
Zyrtarët e Lake City paguan hakerët në Bitcoin pasi pësuan një sulm ndaj sistemeve të tyre kompjuterike dhe prej dy javësh u ishin bllokuar të dhënat.
Një qytet në Florida pagoi 500,000 dollarë hakerëve pas një sulmi me ransomware. Totali i paguar nga qytetet e shtetit të Floridas në dy javët e fundit arriti në 1.1 milionë dollarë.
Zyrtarët e Lake City paguan hakerët në Bitcoin pasi pësuan një sulm ndaj sistemeve të tyre kompjuterike dhe prej dy javësh u ishin bllokuar të dhënat.
Riviera Beach një javë më parë kishte paguar 600,000 dollarë pas një incidenti të ngjashëm. Sipas raportimeve stafi IT kishte shkëputur kompjuterët pak minuta pasi sulmi kishte nisur po ishte tepër vonë.
Punonjësit nuk aksesonin dot e-mail-et ndërsa njerëzit nuk mund të bënin pagesat e shërbimeve publike online.
Autoritetet u kontaktuan nga hakerët dhe negociuan një pagesë me vlerë prej 42 bitcoin, ose afro 500,000 dollarë.
Zyrtarët menduan se pagesa e asaj çfarë kërkonin hakerët ishte mënyra më e mirë për të fituar aksesin në të dhëna të çmuara.