Banorët e Asbestit, në Kanada kanë zgjedhur një emër të ri. Tani e tutje, qyteti do të njihet si Val-des-Sources – lugina e burimeve – në vend të emrit të mineralit kancerogjen të minuar në qytet deri në vitin 2011, njofton Insajderi.
Qyteti, rreth 160 milje në lindje të Montrealit, ka parë sesi emri i tij u shndërrua nga të qenit një pasuri në fund të viteve 1800 në një pengesë në dekadat e fundit.
Zona ishte shtëpia e Jeffrey Mine, dikur miniera më e madhe e asbestit në botë, raporton CBC – dhe qyteti u rrit rreth tij. Sipas historianes Jessica Van Horssen, qyteti e mori emrin kur Royal Mail thjesht filloi ta quante atë pas mineralit.
Azbesti krijohet natyrshëm dhe dikur ishte përdorur gjerësisht për izolim. Por fibrat mund të jenë toksike nëse thithen, duke rritur rrezikun e sëmundjes së mushkërive. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së ka ndaluar përdorime të caktuara të asbestit që nga viti 1973. Një ndalim i produkteve që përmbajnë asbest hyri në fuqi në Kanada në vitin 2018.
“Njëherë e një kohë, ne kemi qenë shumë krenarë për këtë emër, por tani është shumë e vështirë sepse asbesti do të thotë një fibër nga e cila njerëzit kanë frikë”, tha për CBC, Louise Moisan-Coulombe, ish-kryetar i qytetit.
Kështu u vendos: Absestos do të bëhet Val-des-Sources, emër i cili kapi 51.5% të votave. /Insajderi.com