Racizmi godet sërish futbollin anglez, braktiset kjo ndeshje

Racizmi godet sërish futbollin anglez, braktiset kjo ndeshje

Racizmi vazhdon të jetë prezent në fushat e futbollit anglez.

Gjatë ditës së djeshme lojtarët kanë braktisur fushën për këtë arsye gjatë ndeshjes ndërmjet Haringey Borough dhe Yeovil në kuadër të FA Cup, raporton Sky Sports.

Viktimë e fyerjeve raciste në këtë takim ishte portieri i Haringey Borought, Valery Douglas Pajetat.

Futbollistët braktisën fushën në minutën e 64-t, dhe në atë kohë Yeovili po udhëhiqte me rezultat prej 1:0.

Të dy klubet e kanë dënuar këtë akt racizmi, derisa trajneri i Haringey ka thënë se nuk i intereson edhe nëse skuadra e tij përjashtohet nga kompeticioni, si rezultat i braktisjes së ndeshjes.

Ndërkaq, dy ekipet u kthyen në fushë së bashku pasi ndeshja ishte shtyrë, në formë solidariteti.