Rafa Benitez kthehet tek Valencia

Rafa Benitez kthehet tek Valencia

Pas rezultateve zhgënjyese që Valencia ka marrë në ndeshjet e fundit, më së keqi pritet ta pësoj trajneri i skuadrës, anglezi Gary Neville.

Për këtë situatë duket se drejtuesit e Valencias do të marrin masa, pasi ata tashmë kanë bërë gati kontratën për dikur trajnerin e Valencias, Rafael Benitezin, njofton ‘Sky sports’, raporton Insajderi.

Valencia humbi ndaj Barcelonës me rezultat të thellë 7-0 të martën në kuadër të Kupës së Mbretit, humbje e cila nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit dhe tifozët e klubit. Tani, ata po shqyrtojnë të gjitha mundësitë që ta rikthejnë klubin në gjendje stabile.

Benitez i cili kishte fituar dy kampionate dhe një kupë Uefa më Valencian, gjatë 3 viteve të kaluara në ‘Mestalla’, ka mbetur pa punë që nga janari i këtij viti kur u shkarkua nga pozita e trajnerit te Real Madridi.

Nëse Valencia angazhon Rafa Benitezin në krye të shtabit teknik të skuadrës, ky do të ishte trajneri i tretë që klubi spanjoll ndërron brenda një stinori.