
Tenisti Rafael Nadal ka triumfuar në finalen e “Internazionali D’Italia” ndaj rivalit tjetër serbit Novak Djokoviç, duke fituar këtë trofe për herë të 10-të në karrierën e tij, njofton Insajderi.
Gara u mbyll me tre sete ku spanjolli triumfoj në të parin 7-5 dhe të tretin 6-3 ndërsa Djokoviç fitoi setin e dytë 1-6.
Ndeshja ishte mjaft e luftuar nga të dy tenistët teksa Nadal konsiderohet si eksperti i fushave të dheut duke u treguar më i saktë përballë numrit një të botës. /Insajderi.com