Rafael van der Vaart: Nëse Maguire vlen sa u pagua për të, van Dijk vlen 300 milion funte

Rafael van der Vaart: Nëse Maguire vlen sa u pagua për të, van Dijk vlen 300 milion funte

Ish lojtari i Real Madrid dhe reprezentuesi i Holandës, ka dhënë disa deklarata të forta në drejtim të kapitenit të Manchester United, Harry Maguire.

“Maguire shkon çdo ditë në shtëpi dhe i thotë gruas së tij ‘E kam prishur të gjithën, por kam fituar shumë para, ata seriozisht mendojnë se jam lojtar i mire’, ai është duke mashtruar të gjithë” tha van der Vaart. “Nëse ai vlen sa u pagua nga Manchester United, atëherë Virgil van Dijk vlen 300 milionë funte” përfundoi ai.

Që nga koha kur Maguire u transferua tek United, mbrojtja e tyre është përmirësuar dukshëm, të paktën sipas statistikave, por siç duket van der Vaart nuk mund të imagjinoj që dikush mund të jetë i mirë sa bashkëkombësi i tij van Dijk./Insajderi.com