
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës U-21, Rafet Prekazi, e ka publikuar listën e grumbullimit, për ndeshjet e këtij muaji ndaj Austrisë dhe Andorës, njofton Insajderi.
Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj, teksa rikthehet pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj.
Dardanët e rinj grumbullohen të hënën në hotel “International Prishtina SPA”, derisa stërvitjen e parë e mbajnë po këtë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00./Insajderi.com.