Përzgjedhësi i grupmoshave U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21, njofton Insajderi.
Ndeshjen e parë, Kosova e luan kundër vëllezërve, Shqipërisë, më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshjen e fundit për këto kualifikuese, Kosova e luan kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun.
Stërvitja e parë e “dardanëve” të rinj bëhet të hënën më nëntë nëntor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 14:00. /Insajderi.com