Rafet Prekazi publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjet e nëntorit

Rafet Prekazi publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi i grupmoshave U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21, njofton Insajderi.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan kundër vëllezërve, Shqipërisë, më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshjen e fundit për këto kualifikuese, Kosova e luan kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun.

Stërvitja e parë e “dardanëve” të rinj bëhet të hënën më nëntë nëntor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 14:00. /Insajderi.com

Imazhi mund të përmbajë: 8 njerëz, text that says 'KOSOVES FUTBOLLIT INGEERIC 20 FLORJAN SMAKIQI POR TIERE DAVID NRECA BISINGER ARDIT NIKA MBROJTES ALBIN KAPRA LEARD SADRIU/ EDVIN KURTULUS VALON ZUMBERI BUJAR PLLANA LEONAT VITIJA DESTAN BAJSELMANI MESFUSHORE ALBAN SHABANI VALON HAMDIU ARTON ZEKAJ EDISON KQIKU QENDRIM ZYBA MUHARREM JASHARI BLEND BAFTIU DONAT RRUDHANI/ GENTRIT LIMANI 6 DIAMANT BERISHA BLENDI IDRIZI ATA E SULMUES ALBAN AJDINI KASTRIOT SELMANI FLORIAN SEFERAJ VALDRIN MUSTAFA UEFA EURO U-21 NENTOR, 2020 KOSOVE SHQIPERI UEFA EURO U-21 17 NENTOR, 2020 TURQI KOSOVE'