Skuadrat e basketbollit në Kosovë kanë nisur të përforcohen për sezonin që pritet të nisë së shpejti në Kosovë si dhe në “Liga Unike”, që është formuar së bashku me Shqipërinë, njofton Insajderi.
Rahoveci ka njoftuar të shtunën mbrëma se ka angazhuar basketbollistin amerikan Isaiah Traylor, ndërkohë Ylli ka kthyer Jameel McKayn që luajti me këtë skuadër sezonin e shkuar.
“Isaiah Traylor së fundi djersiti fanellën e skuadrës Lakehead në Kanada, është i gjatë 193 cm, teksa karakteristikë kryesore ka të qenit bartës i ekipit. Për dy sezonet e fundit ishte kosha shënuesi më i mirë i skuadrës, me mesatare prej 21.7 pikësh për ndeshje. Traylor pritet të jetë një nga pikat e forta të (trajnerit Bujar) Locit në aspektin organizativ”, ka shkruar Rahoveci në Facebook./Insajderi.com.