Rahoveci mposht Trepçën me rezultat të ngushtë në “Mizahir Isma”

Rahoveci mposht Trepçën me rezultat të ngushtë në “Mizahir Isma”

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Trepçës në palestrën “Mizahir Isma”, me shifrat 81:78 (15:19, 28:14, 17:23, 21:22), në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës, njofton Insajderi.

Ndeshja ishte e barabartë që nga fillimi, rezultati në fund të ndeshjes tregonte vetëm tre pikë epërsi për vendasit.

Ekipi nga Rahoveci vetëm çerekun e dytë e fitoi, dhe atë me 14 pikë diferencë, kështu duke bërë shkëputjen në rezultat, ndërsa miqtë nga Mitrovica fituan në tre çerekë të tjerë, ta parin me katër pikë epërsi, të tretin me gjashtë pikë epërsi ndërsa të fundit me vetëm një pikë epërsi.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 26 pikë e gjashtë asistime, Marvin Jones me 22 pikë, Alban Veseli me 16 pikë e 11 kërcime dhe Amadi Ikpeze me 11 pikë e 10 kërcime, kurse te Trepça më të mirët ishin Kalin Fisher me 24 pikë e shtatë kërcime, Mojeed Ewuosho me 17 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, Davin Haygood me 14 pikë dhe Burim Zekiqi me 13 sosh.

Rahoveci ka katër fitore dhe dy humbje, kurse Trepça dy fitore dhe katër humbje. /Insajderi.com