Raketat izraelite kanë lënë të vdekur tetë fëmijë dhe dy gra të një familje në Gaza

Raketat izraelite kanë lënë të vdekur tetë fëmijë dhe dy gra të një familje në Gaza

Një familje prej 10 anëtarësh u vra të shtunën nga sulmi ajror izraelit në Rripin Perëndimor të Gazës, transmeton Insajderi.

Tetë fëmijë dhe dy gra, të familjes Abu Hatab,  gjetën vdekjen pasi ndërtesa trekatëshe në qytetin perëndimor të Gazës u bombardua nga Izraeli, shkruan ‘BBC’-ja.

Raportohet se 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë sulmit izraelit.

Mes të mbijetuarve, ishte dhe një foshnje, e cila u gjet nën rrënoja. Ajo ka shpëtuar falë nënës e cila e kishte mbrojtur.

Të enjten, ushtria izraelite vendosi rreth shtatë mijë trupa të ushtrisë dhe tanke pranë kufirit të saj me Gazën.

Të premten, Izraeli bombardoi Gazën me artileri dhe sulme ajrore në orët e para të mëngjesit.

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi është gati për një armëpushim “reciprok” nëse bashkësia ndërkombëtare bën presion ndaj Izraelit për të “shtypur veprimet ushtarake” në xhaminë e diskutueshme Al-Aksa në Jeruzalem.

Të paktën 133 njerëz janë vrarë në Gaza dhe tetë kanë vdekur në Izrael që nga fillimi i luftimeve. /Insajderi.com