Rakitic: Ronaldo është i pafat që ka luajtur në epokën e Messit

Rakitic: Ronaldo është i pafat që ka luajtur në epokën e Messit

Ivan Rakitic ka thënë se Cristiano Ronaldo është i pafat që ka luajtur në një kohë me Leo Messin.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka thënë se superylli i Real Madridit dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë, është “i pafat” pasi ka kaluar në formën më të mirë në të njejtën kohë me Leo Messin.

Ronaldo javën e kaluar barazoi numrin e Topave të Artë të Leo Messit, duke e fituar atë për herë të pestë në karrierë.

“Cristiano është i pafat pasi ka luajtur në një epokë me më të mirin. Me gjithë respektin që kam për Cristianon, në sytë e mi Leo është unik: ka vetëm një numër një”, tha Rakitic.

“Ronaldo ka qenë i detyruar të garojë me lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave”, përfundoi Rakitic për Marca. /Insajderi