
Mesfushori kroat me tipare sulmuese, Ivan Rakitiq, pas pesë sezonesh të kaluara te klubi blaugran, rikthehet te skuadra nga Andaluzia, njofton Insajderi.
Kroati 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Sevilla-n. Pikërisht tek skuadra andaluziane Rakitiq shkëlqeu, paraqitjet e mira që kishte bëri të interesoheshin për të drejtuesit e Barcelonës, dhe në vitin 2014 të kalonte tek ekipi katalunas.
Tek Sevilla kishte luajtur në sezonet 2010-2014, Sevilla e kishte transferuar nga ekipi gjerman i Schalke 04.
Në karrierën e tij të më hershme prej futbollisti, Rakiti luante për skuadrën zvicerane Basel./Insajderi.com