Rama me këto fjalë e bëri të qeshë Buffonin

Rama me këto fjalë e bëri të qeshë Buffonin

Gjatë takimit te Ronaldos dhe Buffonit me dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama në fund pati mundësi të bisedonte edhe pak me portierin, teksa i tha se “jam juventin i vjetër”.

Portieri bardhezi iu kthye duke i thënë dhe se “e di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiano (qendra e grumbullimit të Italisë) që më thoshte gjithmonë kemi edhe një klub tifozësh të Juventusit në Shqipëri dhe janë të çmendur”.

Rama ia ktheu duke i thënë se “Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa”, teksa portieri u largua duke qeshur.