Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha janë përballur në studion e emisionit Opinion, pas kërkesës së Bashës, që të inkuadrohet në emision përmes lidhjes telefonike, për të shpjeguar një akuzë të Ramës, sipas të cilit gjatë kohës që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Basha ka tentuar të japë me konçension landifllin e Sharrës, njofton Insajderi.
Por ndërsa Basha ka sqaruar këtë akuzë, duke u shprehur se në vitin 2011, kishte autorizuar një studimi vizibiliteti me bashkëpagesë nga Banka Botërore dhe Bashkia e Tiranës për një trajtim të Sharrës. “Objektivi i parë ishte që të gjithë konteinerët e plehrave brenda unazës së vogël së Tiranës të futeshin nën tokë. Objektivi i dytë, brenda tre viteve të gjithë e kontenierët e plehrave të bashkisë së Tiranës të futeshin nën tikë. Objektivi i tretë, qytetarët e Tiranës të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit dhe me taksën e pastrimit që paguanin atëherë Tirana do të kishte konteinerë nën tokë”, tha Basha.
Duke mos replikuar më tek mbi këtë argument, Rama e ka sfiduar kreun e PD në zgjedhje, ndërsa tha: “Lul fli vëlla, fli. Gjumë të ëmbël Lul. Të sfidoj në zgjedhje. I bën keq kur ri zgjuar, s’e di pse ka ndejt zgjuar kaq vonë, se zakonisht ai fle. Mbylle Fevzi se do iki fare. Ehu tashi, ja fut kot. Fli Lul, fli zemer, fli artist”./Insajderi.com.