Ramadani: Kualifikimi është në dorën e Kosovës

Ramadani: Kualifikimi është në dorën e Kosovës

Pas një fitore të rëndësishme në Bullgari, Kombëtarja e Kosovës futsall ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin tjetër.

Kosova në ndeshjen e parë të fazës preliminare për Botërorin e vitit 2024, mposhti Bullgarinë me rezultat 2:0.

Ndihmës trajneri i Kombëtares, Agon Ramadani, për Shqip.com ka thënë se fitorja ka ardhur falë parapërgatitjeve.

“Me të vërtet e kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Ne i kemi marr masat edhe më herët, e kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin edhe lojtarët e kanë ditë qe kjo lojë ko me kanë shumë e rëndësishme se është ndeshja e parë, pasi ndeshja e parë është gjithmonë më e vështirë se këto tjerat dhe e kemi pas një kundërshtar direkt për kualifikimin tutje. Bullgaria është një ekip cilësor dhe është nikoqir në këtë raund. Lojtarët e kanë dhënë më shumë se 100 përqind dhe jemi shumë të lumtur që e kemi fituar këtë ndeshje”.

Ramadani ka thënë se tani duhet të fokusohen tek ndeshja e radhës.

“Pa dyshim ne kërkojmë edhe fitoren e dytë, që pothuajse na mundëson kualifikimin tutje. Nuk kemi kohë të festojmë fitoren me Bullgarinë. Synimi jonë kryesor prej ditës së parë që na me kaluar këtë raund. E për tu kualifikuar normal na duhet edhe nesër të kemi rezultat pozitiv, me i marr tri pikë të plota”.

Trajneri ka thënë se tani kualifikimi është në dorën e “Dardanëve”.

“Kualifikimi është në duart tona, sidomos tani që e kemi fituar ndeshjen e parë direkt kundër Bullgarisë, synimi jonë është ta kalojmë grupin dhe besoj që nesër veç do ta vulosim këtë. Ditën e hënë kur e kemi ndeshjen e fundit duhet me pas të siguruar kualifikimin, që mos me e lënë gjithçka në ndeshjen e tret”.

Kosova në kuadër të këtij raundi do të takohet edhe me Armeninë dhe Skocinë./Insajderi.com