Ramadani: Nuk u premtova titullin Prishtinës

Ramadani: Nuk u premtova titullin Prishtinës

Trajneri nga Shkupi, Zekrija Ramadani, së fundi është emëruar si krye trajner tek ekipi nga kryeqyteti, Prishtina, pasi ai zëvendësoi trajnerin e shkarkuar, Armend Dallkun.

Ai ka thënë se nuk u ka premtuar titullin drejtuesve të Prishtinës, sepse sipas tij, ajo gjë nuk mund të premtohet.

“Një skuadër si Prishtina që prej kontaktit të parë më kanë thënë se na intereson titulli dhe kam qenë i gatshëm për këtë, por nuk premtoj titullin. Nuk e di se a do të jetojë nesër”, tha Ramadani për Klan Kosova, transmeton Insajderi.

Trajneri i shkakrkuar, Armend Dallku, ka deklaruar më herët se ai është shkarkuar shkaku që nuk ka premtuar titullin, ashtu siç ka kërkuar klubi i Prishtinës./Insajderi.com.