Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, mendon që skuadra e tij pati mjaftueshëm raste për të fituar ndeshjen ndaj Arbërisë, e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 1 me 1.
“Patëm raste ta fitojmë ndeshjen, por nuk ia dolëm”, u shpreh fillimisht Ramadani për Art Sport, transmeton Insajderi.
“Ndeshjen nuk e filluam mirë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, mirëpo i humbëm ato. Arbëria e mori atë që deshi. Një skuadër shumë e mirë me trajner me eksperiencë. Ky barazim do të na mësojë shumë. Do të nxjerrim mësime”, shtoi ai, duke kërkuar nga lojtarët që ata të mënojnë nga ndeshjet e tilla.
“Është vetëm xhiroja e dytë. Finalizimi sigurisht që nuk mund të jetë në nivelin e duhur. Më gëzon fakti që krijojmë raste”, përfundoi ai./Insajderi.com.