Ramadani vlerësohet me notë të lartë për golin e shënuar ndaj Copenhagen

Ramadani vlerësohet me notë të lartë për golin e shënuar ndaj Copenhagen

Ylber Ramadani i cili realizoi gol në sfidën e mbrëmshme ndaj Copenhagen-it ku skuadra e tij Vejle u mund me rezultatin 2-1, njofton Insajderi.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare vlerësohet me notën 7.3 nga faqja e statistikave “Sofa Score”.

Ramadani i cili po kalon një moment të mirë në kampionatin danez është bërë vendimtar për ekipin e tij por edhe është duke i dhënë edhe një “sinjal” teknikut të Kombëtares shqiptare Edi Reja për ta grumbulluar për sfidat e eliminatoreve të Kupës së Botës 2022. /Insajderi.com