“Ilir Latifi përfaqëson shqiptarët sot në UFC, por edhe unë dua të bëj njëjtë".

Ramiz Brahimaj është vetëm shqiptari i dytë që do të garojë në UFC, pas Ilir Latifit, njofton Insajderi.
Brahimaj ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por familja e tij është nga Kosova dhe ai e prezanton vetën si shqiptar.
Brahimaj në një intervistë ka thënë se dëshiron t’i përfaqësojë shqiptarët dhe se e ka shumë për zemër flamurin shqiptar.
“Ilir Latifi përfaqëson shqiptarët sot në UFC, por edhe unë dua të bëj njëjtë. Nëse i pyet kosovarët se cilin flamur preferojnë, shumica do të thonë se duan flamurin shqiptarë sepse ai na përbashkon. Flamuri përfaqëson sfidat tona historike, prandaj është diçka që e mbajmë shumë afër zemrave tona”, ka deklaruar ai, njofton Insajderi.
Brahimaj do të ndeshet në “Welterweight”, deri në 77 kilogramë të shtunën e ardhshme.
Kundërshtari i tij është japonezi Takashi Sato dhe meçi do të mbahet në sallën “Apex” në Las Vegas.
Brahimaj ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit dhe rekordi i tij në MMA është 8 fitore e 2 humbje.
Shqiptari kohë më parë ka mundur të jetë pjesë e UFC-së, kur ishte përzgjedhur të ndeshej në emisionin e bosit të UFC-së, Dana Ëhit, në “Contender series”, por ishte tërhequr për shkak të lëndimit.
Ai meçin e fundit e ka para më shumë se një viti, kur kishte mposhtur Carlos Martinez ende pa kaluar një minutë në LFA 62 – Legacy Fighting Alliance, një ligë amerikane e arteve marciale.
Ndërsa në anën tjetër kundërshtari i tij, Sato ka dy meçe në UFC, një humbje dhe një fitore.
Sato pritej të kthehej në shkurt të këtij viti kundër Maki Piatolo, por ky I fundit ishte tërhequr nga gara./Insajderi.com