Historike

Ramiz Brahimaj, shqiptari i dytë që ndeshet në UFC (VIDEO)

Përveç ikonës shqiptar të arteve marciale, Ilir Latifit, tash në UFC do ta kemi edhe një shqiptar. Është Ramiz Brahimaj që debutimin do ta bëjë me 27 qershor në Las Vegas.

Ramiz Brahimaj, shqiptari i dytë që ndeshet në UFC (VIDEO)

Eventit të 27 qershorit i është shtuar edhe një meç, tejet i rëndësishëm për shikuesit e arteve marciale në Kosovë e Shqipëri.

Në kategorinë “welterweight”, deri në 77 kilogramë, do të bëjë debutimin shqiptari i dytë në histori të UFC, Ramiz Brahimaj.

Ai do të ndeshet kundër japonezit Takashi Sato në sallën “Apex” në Las Vegas.

Brahimaj ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit dhe rekordi i tij në MMA është 8 fitore e 2 humbje.

Shqiptari kohë më parë ka mundur të jetë pjesë e UFC-së, kur ishte përzgjedhur të ndeshej në emisionin e bosit të UFC-së, Dana Whit, në “Contender series”, por ishte tërhequr për shkak të lëndimit.

Ai meçin e fundit e ka para më shumë se një viti, kur kishte mposhtur Carlos Martinez ende pa kaluar një minutë në LFA 62 – Legacy Fighting Alliance, një ligë amerikane e arteve marciale.

Ndërsa në anën tjetër kundërshtari i tij, Sato ka dy meçe në UFC, një humbje dhe një fitore.

Sato pritej të kthehej në shkurt të këtij viti kundër Maki Piatolo, por ky I fundit ishte tërhequr nga gara.

Nata e UFC 27 do të jetë e mbushur me supermeçe.

Do të ndeshen yjet si:

Dustin Poirier vs. Dan Hooker (supermeç)

Aspen Ladd vs. Sara McMann

Viviane Araujo vs. Jennifer Maia

Maurice Greene vs. Gian Villante

Tanner Boser vs. Philipe Lins

Mickey Gall vs. Mike Perry (supermeç)

Brendan Allen vs. Ian Heinisch (supermeç)

Luis Pena vs. Khama Ëorthy (supermeç)

Kyle Nelson vs. Sean Ëoodson

Ramiz Brahimaj vs. Takashi Sato (shpresojmë të jetë supermeç)