Lajme jo të mira në shtëpinë e Real Madridit, Zinedine Zidane, do të bëjë pa kapitenin e skuadrës, Sergio Ramos, i cili ka pësuar dëmtim muskulor në këmbën e djathtë, njofton Insajderi.
Mbrojtësi veteran i madrilenëve është dëmtuar gjatë ndeshjes ndaj Gjermanisë ku ka ndjerë shqetësim në kofshën e djathtë dhe do të jetë i kushtëzuar të humbasë ndeshjen ndaj Villarealit në kampionat dhe ndaj Interit në Champions.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi “merengues”, ku sqaron se mbrojtësit 34 vjeçar do ti vlerësohet gjendja ditë pas dite.
Gjithashtu, mbrojtësi tjetër i madrilenëve, Rafael Varane, ka pasur një dëmtim të vogël me kombëtaren e tij franceze, por nuk është asgjë serioze. /Insajderi.com