
Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos ka thënë se Kylian Mbappe duhet të transferohet te Real Madrid një ditë, transmeton Insajderi.
Por, Ramos shpreson se sulmuesi të qëndroj në Pars Saint-Germain për sezonin e ardhshëm pas mbërritjes së tij në kryeqytetin francez.
Mbappe ka qenë i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu” mes shumë raportimeve se ai po ngec në bisedime mbi një kontratë të re në “Parc des Princes”.
22-vjeçari i cili po konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në Evropë, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, derisa ende nuk ka vendosur të vazhdoj kontratët me parisienët apo jo./insajderi.com