Lajme të këqija në shtëpinë e Realit të Madridit para sfidës kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid të mërkurën zhvillon ndeshjen në Angli ndaj Liverpoolit, njofton Insajderi.
Lideri i klubit mbretëror, Sergio Ramos është infektuar me Coronavirus. Pas dëmtimit të tij, tani mbrojtësi veteran i skuadrës madrilene është konfirmuar pozitiv me COVID-19 pas analizës me tampon.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Realit të Madridit me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare.
KOMUNIKATA E KLUBIT TË REAL MADRIDIT:
“Real Madrid komunikon se, futbollisti ynë Sergio Ramos ka dhënë rezultate pozitive në testin e fundit të kryer me tampon për COVID-19.”
/Insajderi.com