Ramos theu një rekord në La Liga

Sergio Ramos ka arritur një rekord personal

Ramos theu një rekord në La Liga

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ishte ndër më meritorët për triumfin e Real Madridit në La Liga.

Përpos mbrojtës, Ramos ka kontribuar edhe në gola duke vendosur një rekord në Laliga.

Në shekullin 21, Ramos bëhet mbrojtësi me më së shumti gola të shënuar, në total 11 gola në stinorin 2019/2020.

Këtë rekord e mbante Mariano Pernia i cili kishte shënuar 10 gola në sezonin 2004/2005.

Kështu, Ramos vazhdon të mbetet lojtar shumë i rëndësishëm për klubin mbretëror. /Insajderi.com/