Tashmë është zyrtare, Rangers është kampione e Skocisë. Barazimi i sotëm mes Celtic dhe Dundee ka sjellë festën e parakohshme të trajnerit Steven Gerrard, që bën të mundur një mrekulli në këtë sezon, njofton Isnajderi.
Rangers ka fituar thuajse çdo ndeshje, teksa në 32 takimet e kampionatit numëron 88 pikë të grumbulluara, duke pasur 20 pikë më shumë se Celtic. E gjitha kjo falë Steven Gerrard që erdhi si një “dhuratë nga qielli” te Rangersi.
Kjo e fundit kishte parë për nëntë vite radhazi sesi kundërshtari i përjetshëm fitonte titullin në Skoci, duke qenë e pamundur për ta konkurruar denjësisht deri në javën e fundit. Rangersi do të kalonte një momente krize të jashtëzakonshme duke e nisur nga divizioni i katër në Skoci gjatë vitit 2012-2013, duke falimentuar, për t’i lënë mundësinë Celtic që nga sezoni 2010-2011 të pushtonte Skocinë.
Derisa në skenë ka dalë Gerrard që mbyll kampionatin pa qenë nevoja që të pritet fundi i tij. Nga ana tjetër një keqardhje e madhe duhet të jetë edhe për futbollistin e Shqipërisë, Eros Grezda. Ky i fundit kishte fatin që ndiqej në Kroaci nga trajneri kampion, Gerrard, po nuk ia shpërbleu besimin për të prishur gjithçka me sjelljen e tij te Rangersi, duke u larguar nga skuadra. /Insajderi.com