Ranglista e re e FIFA-s zbret Kosovën për tri pozita

Ranglista e re e FIFA-s zbret Kosovën për tri pozita

FIFA ka publikuar sot renditjen më të re të kombëtareve të futbollit, sipas së cilës vendin e parë nga Gjermania e ka rrëmbyer Brazili me 1604 pikë.

Gjermania bie për një vend më poshtë dhe tash renditet e dyta me 1549 pikë. Në vendin e tretë mbetet Argjentina me 1399 pikë. Zvicra është ngritur në vendin e katërt me 1329 pikë, Polonia është e pesta me 1319 pikë.

Portugalia ka rënë nga vendi i pestë në të gjashtin me 1267 pikë. Kili është i shtati me 1250, në të tetin mbetet sikur edhe herën e kaluar Kolumbia me 1208 pikë. Belgjika është ngritur në vendin e nëntë me 1194, ndërsa top dhjetëshen e parë e përmbyll Franca me 1157 pikë.

Kombëtarja e Shqipërisë mbetet sikur edhe herën e kaluar në vendin 63 me 583 pikë, derisa Kosova ka shënuar rënie për tri vende dhe tash renditet në vendin 180 me 90 pikë.

Publikimi i listës së ardhshme do të bëhet në muajin shtator