
Claudio Ranieri është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA.
Trajneri i Leicesterit arriti të bënte befasinë e vitit duke fituar me klubin titullin e kampionit në Premier Ligë, me skuadrën e vogël të Leicester Cityt.
Në garën e ngushtë për trajnerin e vitit ai mposhti Zinedine Zidanen e Real Madridit dhe Fernando Santos të Portugalisë. /Insajderi.com