Raporti i KB: Hutit nuk i kanë sulmuar stabilimentet e naftës në Arabinë Saudite

Grupi kryengritës nga Jemeni, Huti nuk e ka kryer sulmin ndaj stabilimenteve të naftës në Arabinë Saudite në shtator të vitit të kaluar, pretendohet në raportin konfidencial të mbikëqyrësve të Kombeve të Bashkuara të sanksioneve në Jemen, e në të cilin Reuters ka pasur qasje.

Raporti i KB: Hutit nuk i kanë sulmuar stabilimentet e naftës në Arabinë Saudite

SHBA, fuqitë evropiane dhe Arabia Saudite e kanë akuzuar Iranin për sulmin e 14 shtatorit kundër stabilimenteve saudite të naftës Armaco, duke hedhur poshtë pretendimet e aleatit të Iranit Huti të cilët e kanë marrë përgjegjësinë. Teherani ka mohuar çfarëdo përzierje në këtë sulm.

Në raportin e ekspertëve të KB për Këshillin e Sigurimit shkruan, edhe pse pretendojnë të kundërtën, Hutit nuk e kanë kryer sulmin e 14 shtatorit në stabilimentet në Abkaik dhe fushën e naftës Kurais.

Raporti ka dalë në kohën e rritjes së tensioneve në Lindjen e Afërt, pasi SHBA  e kanë vrarë gjeneralin iranian Soleimani në Bagdad, dhe Teherani u përgjigj me sulm ndaj objekteve ushtarake amerikane në Irak.

Në raport pretendohet se Abkakiku dhe fusha e naftës Kurais janë sulmuar nga drejtimi veri-veriperëndim-verilindje, e jo nga jugu siç do të ishte pritur në rast të shkrepjes nga territori i Jemenit.

Reuters gjithashtu lajmëron se hetuesit kanë pretenduar se nuk besojnë se ky armatim relativisht i sotisfikuar është prodhuar në Jemen. Mirëpo, nuk e kanë pas për detyrë të vërtetojnë se kush është përgjegjës për sulm./Insajderi.com.