Raporti i Kombeve të Bashkuara mbi vrasjen e civilëve në Afganistan

Kombet e Bashkuara thonë se në gjysmën e parë të vitit 2019, më shumë civilë afganë u vranë nga qeveria dhe trupat e udhëhequra nga NATO-ja sesa nga Talibanët dhe grupet e tjera kryengritëse.

Raporti i Kombeve të Bashkuara mbi vrasjen e civilëve në Afganistan

Misioni i OKB-së në Afganistan publikoi një raport që tregon se 717 civilë u vranë gjithsej nga qeveria dhe forcat ndërkombëtare – një rritje prej 31 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2018, gjatë të cilës pati vetëm 531 të vrarë nga Talibanët dhe grupet e tjera radikale islamike.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore afgane e të NATO-s kundër kryengritësve.

Raporti thotë se gjithsej 2.446 civilë afganë u plagosën nga trupat pro-qeveritare dhe kryengritëse.

Shtetet e Bashkuara po negociojnë me Talibanët për një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare, të nisur nga SHBA kundër Talibanëve që kishin pushtetin në atë kohë në Afganistan, në përgjigje të sulmeve terroriste të al-Kaidës në Uashington dhe Nju Jork më 11 shtator 2001.

Talebanët duan tërheqjen e plotë të gjitha forcave amerikane dhe të huaja nga Afganistani, ndërsa SHBA kërkon një numër garancish sigurie, duke përfshirë një premtim që Afganistani nuk do të përdoret më si bazë për të filluar sulme terroriste kundër Amerikës.